Pak ditë para skadimit të marrëveshjes me qeverinë, naftëtarët në Ballsh, sërish para uzinës: Ende s'ka vendim çfarë do bëhet me ne

28 Tetor 2021, 10:38

Kur kanë mbetur vetëm pak ditë nga skadimi i marrëveshjes 1 vjeçare me qeverinë, naftëtarët në Ballsh janë mbledhur sërish sot para uzinës. Marrëveshja skadon nënë nëntor, ndërsa naftëtarët deklarojnë se nuk kanë ende një përgjigje për fatin e uzinës dhe se pasi kanë marrë edhe pagën e 12, mbetet e paqartë se çfarë do të bëhet me ta.