Vdekja e dy fëmijëve të mitur në burgun e Lezhës, një ditë dimri të 1947, ishte një goditje e rëndë për familjen Kolziu dhe ishte hakmarrja më e pastër e komunsitëve ndaj Dedës dhe burrave të tjerë të familjes Kolziu që kishin dalë në mal për të kundërshtuar e luftuar regjimin komunist që ishte instaluar me dhunë. Kjo vdekje e dy fëmijëve të vegjel, djalit të Dedës dhe motrës së vogël të Palit, do të bëhej shkas për ti liruar përkohësisht nga internimi gratë dhe fëmijët e kësaj familje. Pali kujton se ata ishin liruar dhe ishin kthyer në shtëpi, ku do të vijonin të qëndronin nën survejim edhe për shumë kohë nga Forcat e Mbrojtjes. Ndërkohë burrat e arratrisur në mal vijonin aktivitetin e tyre kundër regjimit komunist dhe rrengjet e Sigurimti të Shtetit, për ti zënë rob i linin vendin njëri- tjetrit. Shtëpia e familjes Kolziu dhe e gjithë familjeve të tjera që i kishin të arratrisurit në male, survejoheshin çdo ditë, për të gjetur një shenjë që do i çonte tek të arratisurit. Por kur shpresat po shuheshin, forcat komunsite organizojnë një masakër të madhe me të gjithë pleqtë e familjeve që kishin nën survejim. Do i mblidhnin të gjithë në shtëpinë e Palit dhe aty, siç tregon Pali do i torturonin deri në ekstrem për t’i detyruar që të tregonin se ku ishin të arratisurit.
Pal Kolziu: Torturat e komunistëve mbi pletë për të gjetur të arratisurit (27 mars 2023)
Video të fundit në programin Dosja K Të gjitha
-
Arratisja dhe vdekja misterioze në Çikago e Bilal Xhaferrit
20 Maj, 20:04 -
Dosja K - Bilal Xhaferi, qëndrestar në përndjekje
6 Maj, 20:28 -
Ipeshkvi që u pagëzua fshehurazi në diktaturë
30 Prill, 07:53 -
Marije Kaleta, Shenjtorja e Pistulit që sfidoi diktaturën
22 Prill, 20:07 -
Kolec Topalli dhe 14 veprat e sirtarit në diktaturë
8 Prill, 19:53 -
DOSJA K - Përpjekjet e një gjuhëtari, nën hijen e Sigurimit
2 Prill, 17:29 -
Jeta me brenga e një gjuhëtari të madh
25 Mars, 20:21 -
Kufiri i Kuq- Anton Pashku 45 vjet i ndaluar në atdheun e tij
19 Mars, 07:19 -
Kufiri i kuq që ndau shqiptarët 45 vjet
11 Mars, 20:07 -
Dosja K - Kalvari i një foshnje me babanë e masakruar
4 Mars, 20:41 -
Misteri i vrasjes së kryebashkiakut të Gjilanit më 1948
25 Shkurt, 20:13 -
Shpëtoi 300 shqiptarë në Gjilan, por komunistët e pushkatuan
19 Shkurt, 08:21 -
Edip Tërshana Pse Enver Hoxha ia zhduku varrin?
4 Shkurt, 20:05 -
Enver, ti e shite Kosovën dhe i masakrove shqiptarët!
28 Janar, 20:05 -
72 herë në Spaç për të parë babanë në burg
22 Janar, 07:42 -
Musa dhe Azis Kullolli At e bir në burgjet e komunizmit
14 Janar, 19:55 -
E vërteta e armëve në kishë nga Sigurimi i shtetit
7 Janar, 20:04 -
Bedri Blloshmi , ditët e fundit të diktaturës në burgun e Burrelit
17 Dhjetor 2024, 20:03 -
Bedri Blloshmi:Spiunët e mi në Spaç e Qafë Bari
10 Dhjetor 2024, 19:57 -
Dosja K/ Bedri Blloshmi,15 vjet burg! Çdo ditë i përgjuar nga spiunët
3 Dhjetor 2024, 23:05