Papare me nenexhik nga zonja Albana

20 Mars, 11:55

Papare me nenexhik

Përbërësit:

  • 1 qepë
  • Vaj ulliri / Gjalpë
  • Bukë e ftohtë
  • Kripë
  • Piper i zi
  • Piper i kuq
  • Nenexhik
  • Djathë i bardhë

Përgatitja:

Tresim gjalpin me pak vaj ulliri, kaurdisim një qepë të grirë imët dhe më pas shtojmë bukën të prerë në copëza të vogla. E skuqim lehtë dhe pasi buka ka marrë pak ngjyrë shtojmë kripë, piper, nenexhik dhe pak djathë të grirë.