Teksa sot (27 Shtator) pritet ekzekutimi i vendimit të Apelit të Tiranës nga ana e Prokurorisë dhe Policisë, për dënimin me 1 vit burg të formës së prerë për “kallëzim të rremë” në dosjen “Babale”, deputeti Ervin Salianji është shfaqur mëngjesin e sotëm, rreth orës 09:00, në selinë blu.
Ai është takuar me kreun e grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, teksa sot në mesditë, ora 12:00, Partia Demokratike zhvillon edhe mbledhjen e grupit.