Para seancës, Berisha sulm gjyqtares: Kriminele me uniformë! Flet në Encrochat me Ramën

26 Tetor 2023, 21:43

Përpara seancës për vlerësimin e masës ndaj tij, Sali Berisha doli në konferencë me gazetarët dhe sulmoi politikisht gjyqtaren që po shqyrton çështjen e tij, duke e quajtur kriminele me uniformë që merr urdhra nga kryeministri Rama. Vetë nën hetim dhe me dhëndrin e arrestuar, Berisha paralajmëroi nisje pa datë të protestave.