‘Paraburgimi një plagë’, Rama: Jemi të vendosur të ndërhyjmë, po punojmë me partnerët europianë

8 Shkurt, 11:05 | Përditesimi: 8 Shkurt, 11:05

Kryeministri Edi Rama është shprehur se paraburgimi pa kriter në Shqipëri është një plagë që duhet të marrë fund.

Komentet Rama i bëri në podkastin e tij ‘Flasim’, ku tha se qeveria është e vendosur të ndërhyjë për ta ndryshuar këtë situatë dhe për këtë sipas tij, po punohet edhe me partnerët europianë.

Po ashtu Rama foli edhe për amnistinë penale, teksa tha se do të lirohen menjëherë 447 persona nga burgjet dhe do të ketë ulje dënimi për qindra të tjerë.

I.M/Shqiptarja.com