Një rrëshqitje masive dherash ka çarë dhe deformuar rëndë aksin kombëtar Librazhd-Pogradec, duke detyruar ARRSH të bllokojë qarkullimin. Lidhja e vetme nga Tirana drejt Korçës është përmes aksit Maliq–Moglicë–Gramsh, një rruge që kalohet me vështirësi dhe e shton distancën me një ore. ARRSH ka udhëzuar drejtuesit të përdorin rrugë alternative.


















