Parlamenti ‘blindohet’ me kamera, tender sekret 140 mijë euro! Lidhet me kaosin e opozitës? Kuvendi për Report Tv: Na i kërkoi Garda, ka zona të zbuluara

3 Nëntor, 15:28

Përplasjet e kohëve të fundit mes deputetëve në Parlament ka bërë që administrata e Kuvendit të investojë në kamera shtesë sigurie. Plot 140 mijë euro do të shpenzohen përmes një tenderi sekret. Kuvendi i tha Report TV se investimi është kërkuar nga Garda e Republikës pasi disa episode nuk janë zbardhur dot nga autoritetet.

    No videos found.