Parlamenti/ Lulzim Basha ulet dy rreshta tavolinash pas Gazment Bardhit, zhvendosjen e kishte kërkuar kreu i grupit të PD

7 Nëntor, 10:30

Teksa seanca parlamentare nisi përsëri me debate të forta dhe tensione, për shkak të vendimit të Gjykatës që rrëzoi vendimet e Kuvendit për përjashtimet e deputetëve demokratë, një detaj i veçantë i veçantë u pa nga punimet.

Deputetët opozitarë hyn në krahun e tyre të tavolinave, por u pa se ish-kryetari i PD, Lulzim Basha është ulur larg kreut të grupit parlamentar Gazment Bardhi. Madje pas kurrizit të tij, me distancë dy radhë tavolinash.

Kjo zhvendosje e Bashës vjen pas kërkesës së Bardhit për ta zhvendosur Bashën.

Basha u pa i qeshur teksa Bardhi fliste dhe akuzonte Spiropalin dhe mazhorancën, teksa ishte duke diskutuar me një nga kolegët e tij ngjitur.

A.Q/Shqiptarja.com

  •  

    No videos found.