Basha mbledh strukturat drejtuese, pritet të vendos fatin e tij politik! Ja dy mundësitë për të ardhmen

14 Qershor, 11:27 | Përditesimi i fundit: 2024-06-14 23:07:04

Lulzim Basha i la 2 ditë afat vetes dhe mbështetësve të tij dhe sot në orën 14:00 do të zhvillojë takimin që pritet të vulosë fatin e tij politik, pas humbjes së vulës së Partisë Demokratike të martën në Gjykatën e Apelit. 

Basha po shqyrton të gjitha mundësitë, por anëtarët e kryesisë që janë marrë me çështjet ligjore dhe zgjedhore në grupimin e tij, e kanë këshilluar të mos humbasë më kohë me betejën për rekurs në Gjykatën e Lartë. 

Mundësia më e madhe është krijimi i një partie të re, por vendimi sot do të merret bazuar mbi situatën e anëtarësisë dhe rrjedhjet drejt Partisë Demokratike të drejtuar nga Sali Berisha, pas kalimit të vulës nga Basha te ish kryeministri nën arrest shtëpie.