Partia e Lirisë mbledh Konventën Kombëtare më 29 tetor! Hapet gara për kryetarin e partisë

14 Tetor 2022, 15:13

Në datën 29 tetor, partia e Lirisë do të mbajë Konventën Kombëtare ku do të miratohen disa ndryshime statutore. Kështu bëri me dij Sekretari i Përgjithshëm Organizativ i Partisë së Lirsë, Endrit Braimllari i cili njoftoi se është shpallur hapja e procesit për zgjedhjen e kryetarit të Partisë së Lirisë, ndërsa ka ftuar të gjithë anëtarët të bëhen pjesë e këtij procesi. Ilir Meta aktualisht drejtues i komisionit organizator, i cili do të përgatisë partinë për zgjedhje pas Konvetës së 25 korrikut.