Trafiku sot nuk njeh më orar piku pasi si të dalësh në mëngjes, si në drekë, e si në darkë, do mbetesh i bllokuar në çdo rrugë të Tiranës. Partia e Lirisë akuzon qeverinë se ka çuar dëm miliona lekë në tendera, për rrugë elektorale të cilat nuk zgjidhin problemin e qytetarëve por vetëm sa ia vështirësojnë jetën.
Ndërkohë të ardhurat e buxhetit të shtetit kanë përfunduar në xhepat e oligarkëve dhe kientëve të qeverisë, denoncoi sot Sekretarja për marrëdhëniet me publikun në Partinë e Lirisë, Arla Merja.
Trafiku sot nuk njeh më orar piku pasi si të dalësh në mëngjes, si në drekë, e si në darkë, do mbetesh i bllokuar në çdo rrugë të Tiranës. Transporti publik është një katastrofë e vërtetë. Qytetarët detyrohen të presin pafund nëpër stacione, urbanët, të cilët vijne plot e për plot totalisht jashtë kapaciteteve të tyre.