'Partizani'/ Berisha drejt arrestimit, Kuvendi i jep autorizimin SPAK-ut me 75 vota pro! 'Lejen' ia dërgon në zyrë! Mungon në seancë PD e Bashës

21 Dhjetor 2023, 15:59

Sali Berisha bëhet politikani më i rëndësishëm i Shqipërisë post komuniste për të cilin pritet arrestimi. Parlamenti votoi me 75 vota pro të maxhorancës autorizimin që SPAK të arrestojë ish kryeministrin, nën hetim për aferën e privatizimit të klubit Partizani. Tashmë ‘topi’ është në SPAK, ku ka mbërritur dhe vendimi i kuvendit.