‘Partizani’/ SPAK kërkon 'arrest shtëpie' për Berishën: Të ruhet me policë te dera! GJKKO vendos nesër! Avokatët kërkojnë dorëheqjen e gjyqtares Gjoka

26 Dhjetor 2023, 15:48

Vendimi i Gjykatës së Posaçme për masën “arrest shtëpie” ndaj Sali Berishës, do të merret të mërkurën, pasi seanca e sotme u shty me kërkesë të avokatëve që kërkuan kohë të njihen me provat. SPAK kërkoi që masa e arrestit në shtëpi të përforcohet edhe me mbikëqyrje të punonjësve të Policisë së Shtetit.