Pas 14 vitesh karrierë televizive 'Perëndesha e amvisave shqiptare' zonja Tefta largohet nga ekrani

1 Qershor 2018, 12:18 | Përditesimi i fundit: 2018-06-04 07:09:24

E cilësuar nga prestigjiozja “Financial Times” si perëndesha e amvisave shqiptare Zonja Tefta do ta niste kështu aventurën e saj televizive plot 14 vite më parë, duke shënuar një risi në kulinarinë shqiptare dhe formatet televizive në vend. 

Ishte pikërisht prilli i vitit 2004 momenti në të cilin, Tefta Pajenga, ose si e njohin të gjithë Zonja Tefta nisi historinë me emisionin e parë të gatimit në televizionet shqiptare. Personazhi më i dashur për të gjitha amvisat nisi rrugëtimin e saj në televizionin TeleNorba, pa e ditur se emri i saj do të ngulitej në mendjen e publikut duke krijuar një markë të cilësisë dhe shijes.

Me karakterin dhe sjelljen e saj të ëmbël, Zonja Tefta ka ditur të bëjë për vete zemrat e amvisave, por edhe të bashkëpunëtorëve të saj në ekran. Megjithëse kanë kaluar shumë vite, Zonja Tefta ka lënë gjurmë të thella tek bashkprezantueset në kuzhinë. Përveçse iu ka mësuar shumë receta, ja si e tregojnë ato eksperiencën e tyre me Zonjën Tefta.E cilësuar nga prestigjiozja “Financial Times” si perëndesha e amvisave shqiptare Zonja Tefta do ta niste kështu aventurën e saj televizive plot 14 vite më parë, duke shënuar një risi në kulinarinë shqiptare dhe formatet televizive në vend.