Qofte me patate dhe lulelakër
Përbërësit:
- 2 patate të mëdha
- ½ kokë lulelakër
- 1 vezë
- 1 filxhan bukë e grirë (peksimadhe)
- Kripë dhe erëza sipas dëshirës (hudhër pluhur, piper i ëmbël, pluhur qepe, etj)
- Djathë sipas shijes
- Pak vaj ulliri
Përgatitja:
Ndajmë lulelakrën në lule, qërojmë dhe presim në feta patatet. I ziejmë me avull derisa të zbuten. Shtojmë erëzat dhe djathin, pastaj i bëjmë pure. I japim formë kroketash me dorë. Rreshtojmë kroketat mbi letër pjekjeje, i spërkasim lehtë me vaj dhe i pjekim për rreth 30 minuta në 180°C, duke i kthyer herë pas here derisa të marrin ngjyrë.





















