Qumështor me petë
Përbërësit:
- 1.500 ml qumësht
- 200 gr sheqer
- 2 lgj miell
- 2 lgj niseshte
- 6 kokrra vezë
- 1 bustinë vanilje
- 4 -5 peta byreku të gatshme
- 1 të verdhe veze
Përgatitja:
Në një tas rrahim vezët me sheqerin. Qumështin e kemi zjerë pak. Në një tas tjetër kemi bashkuar miellin me niseshten e holluar me pak qumësht. Këtë masë e bashkojmë me vezët, shtojmë qumështin e ngrohtë dhe e lëmë kremin të mpikset. Petën e parë e vendosim më të madhe që të dalë jashtë buzëve të tepsisë, vendosim kremin e qumështorit mbi petët e shtruar, mbledhim anësoret rreth kremit. Me një të verdhë veze me pak qumësht lyejmë sipërfaqen dhe e vendosim qumështorin të piqet në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius aq kohë sa të marrë ngjyrë kafe të lehtë.





















