Jahni me lulelakër, patate dhe salcë domate
Përbërësit:
- 1 lulelakër
- 3 patate mesatare
- 1 qepë e madhe
- 2 thelpinj hudhër
- 300 ml salcë domate
- 1 domate e grirë
- 1 lugë gjelle koncentrat domate
- 1 lugë çaji paprika e ëmbël
- 1/2 lugë çaji piper i zi
- 1 gjethe dafine
- Kripë sipas shijes
- Vaj ulliri
Përgatitja:
Në një tenxhere hedhim vaj ulliri dhe kaurdisim qepën derisa të zbutet. Shtojmë hudhrën dhe e lëmë 20 sekonda sa të lëshojë aromë. Hedhim patatet, lulelakrën dhe specin e kuq pluhur, i përziejmë lehtë që të marrin shije me vajin dhe qepën. Më pas shtojmë salcën e domates, domaten e grirë dhe koncentratin. Shtojmë ujë derisa të mbulohen perimet. Rregullojmë shijen me kripë, piper të zi dhe gjethe dafine. E lëmë gatimin të ziejë në zjarr mesatar për 25–30 minuta, derisa lulelakra dhe patatet të jenë të buta dhe salca të lidhet.





















