Pulë me birrë dhe speca
Përbërësit:
- 1 pulë e ndarë në copa
- 1 spec i kuq
- 1 spec i verdhë
- 1 spec jeshil
- 250 gr kërpudha të freskëta
- 3 qepë të thata
- 1/3 filxhan çaji vaj ulliri
- 330 ml birrë (1 gotë e madhe)
- 4–5 domate të freskëta ose salcë pure
- 120 ml lëng domate
- 1 lugë çaji sheqer
- 4 gjethe dafine
- Kripë, piper i zi i freskët
Përgatitja:
Në një tenxhere të gjerë ngrohim gjysmën e vajit në nxehtësi mesatare në të fortë. Hedhim copat e pulës dhe i skuqim derisa të marrin ngjyrë të artë nga çdo anë. I heqim mënjanë. Në të njëjtën tenxhere shtojmë vajin e mbetur, hedhim qepët (2 të grira dhe 1 në feta) dhe tre llojet e specave prerë në shirita. I lëmë të zbuten pak dhe të shkëlqejnë, më pas shtojmë kërpudhat dhe vazhdojmë kaurdisjen edhe 2–3 minuta. Rikthejmë pulën në tenxhere duke e futur mes perimeve. Shtojmë sheqerin, dafinën, kripën dhe piperin. E përziejmë lehtë dhe e shuajmë me birrë. Sapo të avullojë alkooli shtojmë domatet e grira dhe lëngun e domates. Kur të marrë valë, ulim nxehtësinë, e mbulojmë me kapak dhe e lëmë të gatuhet për 45–60 minuta, derisa pula të zbutet dhe salca të lidhet. Nëse thahet shpejt, shtojmë pak ujë të nxehtë. Nëse dëshirojmë salcë më të trashë e lëmë 5–10 minuta pa kapak në fund.





















