Qofte me bullgur dhe salcë me gjalpë
Përbërësit:
Për qoftet:
- 1 gotë bullgur i imët
- 1 gotë çaji miell misri
- 150 gr mish i grirë pa yndyrë
- 1 vezë
- 4 lugë gjelle miell
- 1 lugë çaji salcë speci
- Kripë, kumin, piper i zi
Për salcën:
- 1 lugë gjelle gjalpë
- 1-2 lugë gjelle vaj ulliri
- 1-2 lugë gjelle salcë speci
- 2-3 garuzhde nga uji i qofteve
- Kumin, piper i zi, kripë
Për servirje:
- Kos me hudhër
Përgatitja:
Hedhim bullgurin në një enë të thellë, shtojmë rreth 1 gotë ujë të nxehtë sipër. E mbulojmë dhe e lëmë të zbutet për 20 minuta. Pasi bullguri të jetë fryrë, shtojmë mishin e grirë, vezën, miellin, salcën dhe erëzat. E përziejmë dhe e ngjeshim derisa masa të bëhet homogjene dhe e ngjitshme. Marrim masën me dorë dhe formojmë toptha të vegjël të rregullt. I vendosim qoftet në një tavë të lyer lehtë me miell që të mos ngjiten dhe më pas i kalojmë në ujë të vluar me kripë në një tenxhere. I lëmë të ziejnë rreth 15 minuta, derisa të ngrihen në sipërfaqe. Ndërkohë përgatitisim salcën: shkrijmë gjalpin dhe vajin në tigan, shtojmë salcën e specit dhe e kaurdisim lehtë. Hedhim 2 garuzhde ujë nga qoftet, shtojmë erëzat sipas shijes. E gatuajmë derisa salca të trashet pak. Marrim qoftet e ziera dhe i shtojmë në tigan me salcën, i përziejmë butë që salca të mbulojë çdo qofte. E servirim gatimin të ngrohtë në pjatë duke e shoqëruar me pak kos me hudhër.





















