Pas dorëheqjes së Isa Mustafës çfarë po ndodh me LDK? E ftuar gazetarja e Report Tv Suada Mehmetaj

16 Shkurt 2021, 19:23 | Përditesimi i fundit: 2021-02-17 11:27:14

Humbja e thellë në zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit dhe kalimi i LDK-së si forcë e tretë , coi kryetarin e saj Isa Mustafa së bashku me nënkryetarët por edhe anëtarët tjerë të kryesisë të dorëheqin nga pozitat e tyre. Pas 60 ditësh, Lidhja Demokratike e Kosovës do të zgjedhë kryesinë e re, nënkryetarët, sekretarin si dhe kryetarin e partisë, post për të cilin tashmë kanë nisur të përmenden disa emra.