Pas takimit me kryeministrin Edi Rama, zyrtarja e lartë e Departamentit Amerikan të Shtetit, Karen Donfried, ka mbërritur në Kryesinë e Kuvendit për tu takuar me Enkelejd Alibeajn, të cilin Shtetet e Bashkuara e njohin si kryetar të Partisë Demokratike.
Donfried ishte e shoqëruar nga ambasadorja amerikane Yuri Kim, të cilat u pritën në hyrje nga Jorida Tabaku. Në mbledhje do të marrin pjesë edhe deputetë të tjerë demokratë, të cilët nuk janë pjesë e Rithemelimit.