Pas tensioneve të djeshme, nis shembja e Cirkut të Tiranës, artistët shfaqje në shenjë proteste te Ministria e Kulturës

21 Tetor 2021, 16:16 | Përditesimi i fundit: 2021-10-21 16:30:21

Një ditë pasi përmbarimi zbarkoi në një nga skenat më historike të Tiranës, ku artistët kanë dhënë shfaqje për 62 vite, këtë të enjte është ekzekutuar vendimi për shembjen e Cirkut Kombëtar.

Të gjendur përballë këtij fakti, në shenjë proteste dhe në kërkim të një përgjigje se ku do të punojnë e tyre, artistët janë nisur në këmbë nga Cirku deri tek Ministria e Kulturës, ku edhe kanë performuar numra të ndryshëm.