Pas Uashingtonit, Rama drejt Londrës në Komunitetin Politik Europian

13 Korrik, 15:21

Kryeministri Rama do të udhëtojë javën e ardhshme drejt Britanisë së Madhe për të marrë pjesë në takimin e radhës së Komitetit politik Evropian. Takimi mes liderëve të BE-së, ku pjesëmarrëse do të jenë edhe vende të tjera jo anëtarë të unionit do të fokusohet tek lufta në Ukrainë, ndërsa mbledhja do të drejtohet për herë të parë nga kryeministri i ri britanik Keir Starmer.