Pasi kthehet nga SHBA, Tabaku tryezë diskutimi për pr/ligjin për zonat e mbrojtura

9 Shkurt, 17:04 | Përditesimi i fundit: 2024-02-09 17:22:10

Pas kthimit nga vizita në SHBA, Jorida Tabaku organizoi një tryezë për të ndaluar projektligjin e PS për zonat e mbrojtura. Në mungesë të kolegëve opozitarë, që ndodhen prej muajsh në aksion, Tabaku thirri për diskutim shoqatat dhe u kërkoi të gjejnë rrugën për të ndaluar projektligjin që i hap rrugë ndërtimit për qëllim turizmi në këto zona.