Pasi mori dakordësinë e kryeministrit Edi Rama në parlament, kreu i Partisë Republkane, Fatmir Mediu ka dorëzuar në Kuvend projektrezolutën duke kërkuar mbajtjen e një qëndrimi të përbashkët në lidhje me situatën në rajon dhe ndikimin rus e serb. Sipas Mediut, ndikimi rus dhe serb në rajon po nxit konflikte, duke kërkuar që Shqipëria ta adresojë këtë edhe në NATO.
Në një deklaratë për mediat, Mediu i referohet situatës mes Serbisë dhe Kosovës që u acarua jo pak disa javë më parë, situatës së brendshme politike në Maqedoninë e Veriut dhe po ashtu edhe situatës në Bosnje Hercegovinë, teksa thotë se situata është serioze dhe duhet trajtuar si e tillë.

















