Deputeti Gazment Bardhi hodhi akuza të fortë ndaj Ramës dhe mazhorancës për burgosjen e Ervin Salianjit. Ndërkohë përmendi dhe dosjen Xibraku ku sipas tij Taulant Balla nuk merret në pyetje nga SPAK edhe pse deklaroi se e njeh të paidentifkuarin në atë dosje.
'Më gjeni një vend ku ndodh diçka e tillë përjashto Rusinë. Tentuan të njëjtën gjë, keni dëgjuar ta thërrasin Ballën në SPAK. Tha e di të paidentifikuarin në dosjen e Xibrakës. E di kush është. Keni dëgjuar SPAK ta thërras. Kush është meqë je ministër? Plani ishte të gjeni një aktor dhe ta bënin Ols, siç gjetën një aktor dhe e bënë Geron.
Nuk ka dalë kurrë bllof PD me asnjë denoncim të saj. Kështu na thonin kur thoshim që Elvis Rroshi është kriminel i dënuar. Pastaj thonin nuk komentojmë vendimet e drejtësisë. Kështu thoshin dhe për Saimir Tahirin. E shpallën kampion Tahirin së bashku me kushërinjtë. E vërteta vonon por del në sipërfaqe. Nuk ka PR që llumin ia kthen në ar. Sot jemi të gjithë Ervin Salianji.
Deputeti Salianji ka dorëzuar një amendament që asnjë deputet i Kuvendit të përfitonte nga amnistia. Kërkesa është në Kuvend, sepse deputetë nuk e bëjnë amnistinë për veten e tyre por e bëjnë për qytetarët. Ka dorëzuar amendament që nga amnistia të përjashtohet çdo deputet i Kuvendit të Shqipërisë.'