PD denoncoi se Rexhë Byberi theu arrestin shtëpiak dhe shkoi në bashki, avokati për Report Tv: Mori leje

11 Dhjetor 2024, 12:42 | Përditesimi: 11 Dhjetor 2024, 15:23

Partia Demokratike denoncoi dje se kryebashkiaku i Tropojës Rexhë Byberi i vendosur në masën arrest shtëpiak, ka thyer këtë masë dhe ka shkuar në bashki për të ushtruar detyrën. I kontaktuar nga Report Tv, avokati Artan Laze, që është përfaqësuesi ligjor i Byberit thekson se kryebashkiaku i Tropojës ka qenë i detyruar të paraqitet për të përmbushur detyrimin ligjor.

E.B/Shqiptarja.com