Partia Socialiste është dakord që të pranojë kërkesën e PD-së për ngritjen e një komisioni të Posaçëm për Reformën Zgjedhore ku të adresohen të gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR. Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla tha se ky komision duhet të ngrihet sa më parë dhe është në pritje që të dorëzimit të propozimeve nga PD.
Balla tha se ka marrë kërkesë nga LSI që të jetë pjesë e komisionit. Ndërkohë që ai bëri me dije se Damian Gjiknuri do të propozohet nga PS si bashkëkryetar i këtij komisioni.














