PD ‘mosbindje civile’ me orar, bllokojnë rreth 3 orë 5 kryqëzimet e Tiranës! Deputetët përplasen me policinë, shpërndahen me ujë e gaz

26 Nëntor 2024, 20:28 | Përditesimi: 26 Nëntor 2024, 20:28

Për gati 3 orë deputetët e PD dhe PL protestuan duke bllokuar qarkullimin në 5 kryqëzime kryesore të Tiranës. Opozita nuk kaloi orarin e lejes, ndërsa përplasjet dhe tensionet e deputetëve me policinë u shënuan tek Bashkia, sheshi Willson, Rruga e Elbasanit e Pallati me Shigjeta. Report Tv solli pamje me dron ku pjesëmarrja duket e ulët.

    r.k./Shqiptarja.com