PD: Qeveria ka ulur financimin për arsimin

4 Janar, 16:22

 Partia Demokratike thotë se financimi i sektorit të arsimit nga buxheti i shtetit ka rënë në mënyrë të ndjeshme në 10 vitet e fundit.

Në një deklaratë për median, drejtuesja e departamentit të arsimit në PD, Lili Sula, solli në vëmendje raportin e Organizatë së Kombeve të Bashkuara për Edukim, UNESCO, ku evidentohet ulja e financimit për arsimit dhe kërkohet rritje urgjente e vëmendjes ndaj këtij sektori.

Kryeministri i Rilindjes i ka mashtruar shqiptarët qysh në 2013, kur u premtonte financim të arsimit me 5 % të PBB. Edhe për vitin 2025 partia-shtet vendosi ta mbështesë arsimin vetëm me 2,6 % të PBB duke përfshirë në këtë shifër edhe arsimin professional.