PD vendos t'i kthehet parlamentit/ Bardhi: Do të marrim pjesë në diskutimet për Buxhetin 2025! Replikon me Gonzaton: Bëji thirrje Ramës të bëjë detyrën

5 Nëntor, 13:18 | Përditesimi i fundit: 2024-11-05 14:45:14

Partia Demokratike mblodhi sot grupin parlamentar në seli.

Kreu i grupit parlamentar në përfundim të saj tha se PD do të marrë pjesë në diskutimet për Buxhetin 2025 

" Duke nisur nga sot do të jemi brenda Parlamentit. Deputetët do të jenë secili sipas Komisioneve për të bërë detyrën e tyre për ti shpjeguar shqiptarëve se çfarë buxheti ka sjellë Rama dhe kush janë pr5opozimet. Po patjetër, edhe ata që janë të përjashtuar. Është vendimmarrje e Ramës për të nxjerrë nga Kuvendi opozitën ndaj ata që deri dje i bënin thirrje opozitës të jenë brenda Parlamentit, uroj shumë që të gjejnë guximin dhe ti bëjnë thirrje Edi Ramës të lejojnë opozitën e bendit, të bëjë detyrën e përgjegjësinë e vendit. Rama është frikacak, nuk e do opozitën në Kuvend. Cilido që është këtu për t’i shërbyer interesit europian të Shqipërisë duhet tu thotë shqiptarëve të vërtetën. Do të jemi aty për të bërë detyrën tonë, qoftë brenda apo jashtë Komisioneve. Ne nuk kemi ikur ndonjëherë nga Parlamenti. Deputetët e opozitës do të jenë në përballje në çdo front, brenda Parlamentit, në rrugë me qytetarët, nuk nënkupton që duhet të ikim nga përballja në Kuvend, tha Bardhi. 

    No videos found.