Reforma për zgjedhje apo zgjidhje politike?

15 Shkurt 2020, 14:50 | Përditesimi i fundit: 2020-02-18 09:48:46

Ish deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj ishte i ftuar në emisionin 'Pa protokoll' në Report Tv përballë analistëve Erl Murati, Bledian Koka dhe Ben Andoni.

Alibeaj foli në lidhje me propozimet që PD ka paraqitur në tryezën e reformës zgjedhore duke theksuar se të gjitha ato 'kërkesa' janë pikërisht për të garantuar votën e lirë. 'Ne duam të armatosim qytetarin me votën e lirë', tha Alibej duke theksuar se me qeverinë teknike opozita nuk ka qëllim bashkëqeverisje, por zgjedhjet e lira dhe të ndershme, që sipas Alibeaj nuk mund të mbahen për sa kohë Rama është kryeministër. Alibeaj i cilësoi propozimet e opozitës së bashkuar për reformën zgjedhore si vijimësi të aksionit të saj politik, që nisi që vitin e kaluar me djegien e mandateve, e deri në uljen në mënyrë të barabartë të të gjitha palëve politike në tryezën e zgjedhores.