Peleshi: Dërgojmë 22 ushtarë në misionin e NATO-s në Egje, jemi ofruar të çojmë edhe 100 ushtarë në Rumani për të forcuar krahun lindor

11 Janar 2024, 12:31 | Përditesimi: 11 Janar 2024, 12:33

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave njoftoi se Shqipëria do të dërgojë 22 ushtarë dhe një anije ‘Iliria’ në misionin e NATO-s në detin Egje. Po ashtu, Peleshi shtoi se vendi ynë është ofruar për të dërguar 100 ushtarë në Rumani për të forcuar krahun lindor të NATO-s.

 

KT/Shqiptarja.com