Peleshi: Përtej kursit pengues të opozitës, Kuvendi u ka hapur rrugë proceseve të rëndësishme! Shqipëria ndodhet në një moment historik

20 Janar, 18:43

Kreu i Grupit të PS, Niko Peleshi në fjalën e tij në Kuvend tha se Shqipëria ndodhet në një moment historik me hapjen e grupkapitjeve për ‘themeloret’ dhe marrëdhëniet me jashtë. Peleshi tha se pavarësisht kursit pengues të opozitës, Kuvendi u ka hapur rrugë procese të rëndësishme të progresit ekonomik e shoqëror.