Peleshi rrëfen marrëdhënien e tij me Berishën: Më ka ardhur 4 herë në zyrë në Korçë

8 Janar 2021, 23:52 | Përditesimi i fundit: 2021-01-09 00:02:17

Në emisionin 'Pa protokoll', ministri Niko Peleshi ka folur edhe për marrëdhënien e tij me ish- kryeministrin Sali Berisha, ku rrëfen se ky i fundit e ka vlerësuar për punën e bërë në Korçës si krytar i Bashkisë. Madje ka zbuluar se Berisha ka qenë katër herë në zyrën e tij në Korçë.

"Marrëdhenie me ish – kryeministrin tani u bë një dekadë në fakt, por është e vërtetë që dhe kur kam qenë një drejtues në nivel lokal, kryetar Bashkie, jam përpjekur që të mbaj marrëdhënie shumë të mira. Jam përpjekur ti kem shumë të mira marrëdhëniet për arsye pragmatiste. Kam qenë një kryetar Bashkie në opozitë me qeverinë. Në atë kohë Bashkitë kishin buxhete shumë më të kufizuara se sa sot dhe pa një mbështetje nga qeveria qëndrore ishte e vështirë të mund të çoje përpara punët lokale. Duhet ta them që e ka vlerësuar, por unë kam drejtuar në kushte shumë tëë vështira. Nuk jam Bashkia që ka marrë grante apo mbështetje financiare nga qeveria megjithëse jam përpjekur që të mos i jap shkas asnjëherë. E kam pritur 4 herë kryeministrin e asaj kohe në Bashki, jam munduar të sillem si kryetar Bashkie jo si person partiak si përfaqësues politik. Nuk kam dal të kem ndonjë sukses shumë të madh në marrjen e mbështetjes konkrete nga qeveria, por kryeministri i asaj kohe është e vërtetë që ka qenë 4 herë në zyrën time", tha Peleshi.