Peleshi zbulon si i ka marrëdheniet me Ramën: Më bën çudi kur ma bëjnë këtë pyetje

8 Janar 2021, 23:45 | Përditesimi i fundit: 2021-01-08 23:50:07

Ministri Niko Peleshi rrëfen se çuditet gjithnjë kur e pyesin për marrëdhënien me kryeministrin Edi Rama, pasi sipas tij ky raport ëhstë i palëkundur, si nga pikëpamja personale ashtu edhe institucionale. Për këtë zbulon cili është çelësi i suksesit'.

"Marrëdhënie personale dhe institucionale janë shumë të mira. Nuk kam patur asnjëherë, asnjëherë asnjë lloj lëkundje, ndonëse besoj pyetja juaj lidet me faktin që unë për një farë kohe nuk kam qenë në kabinet. Shpeshherë ma bëjnë këtë pyetje dhe më duket çudi që ma bëjnë këtë pyetje. Sepse kush mund të pretendojë se është i përjetshëm dhe i përhershëm. Këtë nuk e them se e do rasti, por e besoj fort. Ne nuk jemi të  pazëvendësueshëm. Natyrisht që unë nuk jam ministri më i mirë i Mbrojtjes i mundshëm. Ashtu  siç nuk kam qenë ministri më i mirë i mundshëm i Bujqësisë. Ka shumë njerëaz të tjerë të cilët meritojnë të tregojnë veten, ti marrin këto përgjegjsi edhe pse jo, nga dora në dorë të tregojnë progress. Duken si fjalë të thëna kortesie, por nuk është kështu. Unë e besoj këtë gjë, e për këtë arsye natyrisht që marrëdhënia ime me kryeministrin ka qenë e njëjtë si kur kemi qenë në opozitë, kur kam qenë zëvendësi i tij apo edhe kur kam patur vetëm detyra politike. Kam qenë vazhdimisht le të themi tetë viteve të këtyre dy mandateve, kam qrnë drejtueës politik në qarkun e Korçës, e ky besim që më është dhënë, është padyshim shumë i madh, shumë i rëndësishëm, edhe unë jam mirënjohës atij që ma ka besuar mua para mijëra socialistëve të tjerë në qarkun e Korçës të drejtën apo detyrën për të drejtuar politikisht punët në një qark jo pak të rëndësishëm për vendin tonë", rrëfen ai.