‘Pëllumb Gjoka emëroi drejtorin e policisë së Shkodrës’, avokati Ylli Manjani i përgjigjet Bardhit: S’ka asnjë gjurmë që e lidh me përdorimin e Sky-ECC

13 Shtator, 11:01

Ylli Manjani, avokati i Pëllumb Gjokës, i arrestuar nga SPAK pas përgjimeve të dala nga bisedimet në SKY-Ecc, ka reaguar në lidhje me deklaratën e deputetit Gazment Bardhi një ditë më parë në Kuvend. Ky i fundit tha se biznesmeni Pëllumb Gjoka ka emëruar drejtorin e policisë së shkodrës, ndërsa lexoi disa kode të aplikacionit ‘Sky-ECC’. Sipas Manjanit, deklarata e Bardhit është e paprecedentë dhe se klienti i tij nuk ka përdorur aplikacion Sky-ECC

    No videos found.