Pengjet në Gaza, Blinken nga Tirana: Po bëjmë gjithçka për të arritur një marrëveshje e ata të kthehen në shtëpi

15 Shkurt, 18:30

Sekretari amerikan i shtetit në Tiranë u pyet lidhur me situatën në Gaza dhe tentativat për arritjen e një marrëveshjeje 

 Pengjet në Gaza?

Antony Blinken në Tiranë: Ne kemi dhënë një propozim bashkarisht me Katarin e Egjiptit.Ia kemi dorëzuar në përgjigje të Hamasit një javë më parë. Ne besojmë që ka disa gjëra që ende nuk janë miratuar.Jemi në proces së bashku me partnerët tanë katarit, Egjiptit e Izraelit duke punuar në mënyrë intensive me qëllim që mund të gjejmë një dakordësi. Besoj se kjo është e mundur. Ka disa cështje që janë shumë të vështira për tu zgjidhur. Po bëjmë gjithcka që të mundemi për të arritur një marrëveshje. Qëllimi është të kthehen pengjet në shtëpi e të kemi pauzë më të gjatë. jemi tejet të fokusuar e besoj se është e mundur.