Kanë mbërritur në fshatin Gryksh të Peqinit 4 arkëmortet e familjes Kola e cila gjeti vdekjen tragjikisht në Itali si pasojë e helmimit nga monoksidi i karbonit në banesë një javë më parë.
Banorë të fshatit dhe të afërm shprehen të pikëlluar para kamerave.
Ata thonë se ishin një familje e mrekullueshme, dhe vdekjen e tyre e kanë përjetuar shumë keq.
















