Për herë të parë një Kuvend Kombëtar për Gjuhën Shqipe, Manastirliu: Bashkë për të mbrojtur dhe forcuar trashëgiminë tonë gjuhësore

21 Nëntor, 11:13

Kuvendi Kombëtar për Gjuhën Shqipe hapi siparin sot me një ceremoni të veçantë në Pallatin e Brigadave në Tiranë, duke shënuar fillimin e një forumi dyditor, ku do të diskutohet për sfidat dhe mundësitë e gjuhës shqipe në epokën moderne.

Në ceremoninë e hapjes ishte i pranishëm dhe Kryeministri Edi Rama për të dhënë mesazhin e tij ne Kuvendin Kombëtar për Gjuhën Shqipe.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu u ndal te rëndësia e gjuhës shqipe si shtylla kryesore e identitetit kombëtar dhe e historisë sonë.