Përfundon mbledhja e Rithemelimit me Bardhin, Berisha: Do vijojmë protestën në Kuvend, deputetët socialistë ta respektojnë

31 Tetor 2023, 14:58

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së përbashkët mes deputetëve të Rithemelimit dhe Gazment Bardhit. Berisha tha se do të vijojnë protestën në parlament derisa të kthejnë pluralizmin. Sa i takon përplasjes fizike mes deputetit të Rithemelimit Bledion Nallbati dhe atij socialsit Vullnet Sina, Berisha thotë se fajin e kishte Sina pasi u përpoq të ndërprenë protestën e opozitës.