Përfundon protesta në rrethrrotullimin e Levanit, deputetët demokratë: Qeveri teknike! Të lirohet Berisha

29 Tetor, 20:28

Është mbyllur pa tensione protesta në rrethrrotullimin e Levanit.

Në mbyllje të protestës në një deklaratë për mediat deputeti i PD Luan Baçi dhe Tritan Shehu u shprehën se protestat do të vazhdojnë deri në krijimin e një qeverie teknike dhe lirimin e Sali Berishës.

“Zhvilluam protestë masive dhe të fuqishme për  bllokimin e korrupsionit dhe jo për bllokimin e qytetarëve. Qytetarët ndaluan në rrugë dhe nuk u bllokuan, po iu bashkuan protëstës. Mosbindja civile do të vijojë edhe në vijim. Ne duam qeveri teknike për zgjidhje të lira dhe të ndershme, lirimin e Berishës dhe fitore të PD në zgjedhjet e 2025”, tha Luan Baçi.

‘Hapi i radhës do jenë protesta të tjera, ndaj këtij regjimi të korruptuar që mban të burgosur politik Berishën dhe po e boshatis vendin. Protestat do të jenë nga të gjitha llojet dhe kjo protestë pati një efekt të jashtëzakonshëm”, tha Tritan Shehu.

    No videos found.