Përjashtimi i Berishës, Tritan Shehu: Jam thirrur në ambasadën e SHBA! PD në momente të vështira, zgjidhja shkundja e bazës! Askush s'mund ta ndalojë Kuvendin

27 Shtator 2021, 22:26

PD është në momente të vështira dhe në një kohë kur debati është mes të vetëve, pyetja që ngremë është se cila do të jetë zgjidhja? Deputeti i PD Tritan Shehu në emisionin "5 pyetje nga Babaramo" në Report Tv tha se e vetmja rrugëdalje është shkundja e bazës duke mbledhur Kuvend Kombëtar të PD.

"Ne, PD,  nuk respektuam institucionet tona. Të mos fajësojmë SHBA por të shohim si funksionon PD, sa janë demokratike. PD është në momente të vështira, si do të dalë. Unë si Tritan gjykoj se ka një mënyrë të vetme, është lëvizja e bazës shkundja ne bazës, vënia e njerëzve në kushte për të menduar. Njerëzit duhen nxitur të kërkojnë demokraci, të kërkojnë kolegjialitetin në një parti. Është hapur debati në PD, ka nisur të ziejë. Ska për të pasur përçarje, debati nuk sjell përçarje, përçarje sjell këneta jo lëvizja e ujit. Vetëm konkresi  është për këtë debat. Nëse do ishte respektuar që në fillim këshilli kombëtar sdo kishte ndodhur kjo", tha ai.