Përplasen dy makina në aksin Korçë-Kapshticë, njëri nga mjetet del nga rruga! Nuk ka të lënduar

3 Nëntor 2021, 08:57 | Përditesimi: 3 Nëntor 2021, 08:57

Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin rrugor Korçë - Kapshticë. Dy mjete janë përplasur në afërsi të fshatit Plasë.

Si pasojë e goditjes së fortë, njëri nga mjetet ka dalë nga rruga. Fatmirësisht nuk ka të lënduar. Policia në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

 

r.k./Shqiptarja.com