Përplasen dy makina në aksin Korçë-Pogradec, përfundojnë në spital 2 police të Frontex

12 Nëntor 2021, 10:03 | Përditesimi: 12 Nëntor 2021, 10:03

Një aksident ku mbetën të plagosura dy police të Frontex është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Korçë-Pogradec.

Në aksident janë përfshirë 2 automjete, ndërsa dy vajzat e lënduara janë transportuar menjëherë në spital, për të marrë shërbimin e nevojshëm mjekësor.

r.k./Shqiptarja.com