Në Këshillin për Mandatin, Imunitetin dhe Rregulloren po diskutohet për mandatin e deputetit të PS, Vullnet Sinaj. Mes debateve të ashpra mes Gazment Bardhit dhe Sinajt, mbledhja u ndëpre për 2 minuta për të rinisur sërish.
Opozita kërkonë heqjen e mandatit të deputetit socialist Vullnet Sinaj, duke e akuzuar se përmes bizneseve të tij ka përfituar 36 mijë euro nga buxheti i shtetit. Por, Sinaj në mbledhje i hodhi poshtë këto akuza të Partisë Demokratike duke thënë se gjithë jetën ka bërë biznes të ndershëm.
Madje, Bardhit iu kthye me tona të ashpra duke i thënë se nuk e lejon ta akuzojë, pasi ai është një person që ka ngrënë një lugë çorbë të prishur dhe do vjedhë gjithë jetën. Në replikë, Bardhi e akuzoi se ka marrë leje ndërtimi në Tiranë, por deputeti socialsit e mohoi një gjë të tillë.