Përplasjet gjatë protestës ndërsa Rama ishte në zyrë, 14 të arrestuar! Policia: Bllokuan hyrje-daljet e Kryeministrisë

2 Shtator, 11:26 | Përditesimi: 2 Shtator, 14:04

Në protestën e 94-të, tubuesit bllokuan për rreth dy orë hyrje-daljet e godinës qeveritare, ndërsa brenda ndodhej kryeministri. Pavarësisht thirrjeve të policisë për t’u larguar, ata u ulën në rrugë dhe u përplasën me efektivët. Përplasje edhe te komisariati numër 3. Rama u largua nga zyra vetëm pasi u shpërndanë protestuesit.

    E.H/Shqiptarja.com