Përshkallëzon protesta e Rithemelimit, hidhet molotov në shkallët e kryeministrisë! Militantët tentojnë të thyejnë kordonin e policisë

20 Shkurt, 19:36

Protesta e Rithemelimit përballë kryeministrisë është përshkallëzuar. Protestuesit kanë hedhur molotov kapsolla në shkallët e godinës së kryeministrisë. 

Ndërsa disa prej militantëve me flamur të PD në duar kanë tentuar të kalojnë kordonin e vendosur nga policia.