Prej 6 vitesh, 54- vjecarja Mimoza Groballi nga Libofsha e Fierit bashkëjeton me kancerin e gjirit. Sinjalin e parë që i dha trupi e neglizhoi me shpresën se ishte kalimtare, por pasi masa tumorale në gjoks u zmadhua vendosi t’i nenshtrohej ekzaminimeve. Edhe pse sëmundja kishte avancuar, në stadin e tretë , Mimoza tregon se nuk pati frikë. Natyra luftarake dhe dashuria e pakufishme për dy fëmijët ishin motivi për të vazhduar betejën me sëmundjen .
Jeta ime mori një kthesë krejt tjetër thotë 54- vjecarja , mes spitalit, seancave të kimios, vështirësive ekonomike, paragjykimeve të bashkëfshatarëve, teksa ndalet jo pa emocion te momenti i rënies së flokëve.